Kalo te përmbajtja
Fika 2 po vjen te Rruga C, te rrethi i MAXI 24h 🌺 Më shumë →
historia jonë

Rreth nesh

Fika është kafeneja e lagjes, e frymëzuar nga tradita suedeze: të ndalosh, të ulesh dhe ta ndash një kafe e diçka të ëmbël me njerëzit që do.

Nga një ëndërr e thjeshtë

Më 3 korrik 2024 i hapëm dyert e Fikës me një ide: të krijojmë një vend ku ushqimi i mirë, atmosfera e ngrohtë dhe njerëzit e mirë bëhen pjesë e së njëjtës tavolinë.

Sot, pas mijëra kafeve dhe bisedave, kemi një mur me mural, një kënd librash falë Librarisë Buzuku, një chicken burger që na futi në Best of Wolt dhe një adresë të dytë që po vjen te Rruga C.

  1. 03.07.2024Hapet Fika e parë në Arbëri, Rr. Bashkim Fehmiu 47.
  2. 2025Mbështetës i Kampeve Verore BONEVET: “Fika, partner i fëmijëve”.
  3. 2026Fika bëhet zyrtarisht pjesë e Best of Wolt. 2 vjet, mijëra kafe.
  4. Së shpejtiFika 2 hapet te Rruga C.

“2 vite më vonë: kafe pa fund, biseda pa fund. Faleminderit që e bëtë Fikën të ndihet si në shtëpi.”ekipi i Fikës ✿